fotografi

FOTOGRAFI – KONKURS. Shkoder

konkurs2-550x413

Çmimi i poezisë fotografike !?

Sa fantastike 🙂 Ça s’po ndijmë sot, por nuk do dorëzohemi 🙂

Si një ndër tre aktorët e jurisë së thirrun në këtë kauzë, që tej shakasë, e gjeta shumë fisnike, qytetare dhe progresiste, do e ndaj në 3 pjesë diskurin tim. Por para se ta bëj këtë jam i detyruar të paraqes formulimin tim mbi artin fin, kritere të së cilit nuk i shpëton dot as arti i fotografisë. Continue reading “FOTOGRAFI – KONKURS. Shkoder”

Advertisements
fotografi

download-1

18 artistëve që vijnë nga shkolla e fotografisë së Olsos sjellin punimet e tyre ne kryeqytetin shqiptar . Nën titullin “ Framing the silence”, studentët më të mirë norvegjezë prezantuan fotografi te cilat nuk kanë linja të njëjta duke qenë se përfaqësojnë ngjyrat, përmasat dhe konceptin e artistëve të ndryshëm.

Hanne Sophie Claussen: Në këtë ekspozitë artistët nga shkolla e fotografisë në olso i bashkon vetëm diçka, heshtja. Ajo vjen e konceptuar ndryshe nga secili artist, duke filluar nga përmasat, ngjyrat apo mënyrën e fotografimit. Është një eksperiencë e bukur, por edhe më i bukur do të jetë kur shkëmbimi i kulturave të vijë në Norvegji. Ne do të presin më Olso studentët dhe artistët shqiptarë në muajin tetor. Continue reading

letersi

Festivali i poezise, edicioni 8

downloadSe pari falenderoj per ftesen ne kete ngjarje te nalte qytetare “levizjen” Eko Mendje e padyshim edhe mikun e krijuesin e saj Mirsad Basha. Thashe levizje sepse e tille duhet konsideru nje grup aq energjik te rinjsh qe po aq n’harmoni e modesti reflektojne pozitivitet kaq te madh, sa Shkodra. Nisma ambjentale. Iniciativa turistike. Sherbim ndaj te moshuarve, te braktisunve e shtresave ne nevoje. E tej mahnitjes, te jeni t’bindun qe nuk ashte aspak e lehte ne dit t’sodit, pikspari me gjete gjalle e aq ma teper me mbajte ndeze pertej regjimit te unit kapitalist, nje dashuri e pergjegjesi kaq kolektive

Por thane kete, une nuk dua ti baj reklame per minimalisht dy deri ne tre aktivitete ne jave qe ata mbeshtesin apo organizojne ne sherbim te se bukures se qytetit te tyne qe aime, ashte dhe i imi.

Por ka dhe nje arsy tjeter pse nuk du fare ti baj reklame, sepse ata as leke nuk kane, pra nuk me paguajne dot 🙂

Ja pra, me njato pak para qe ndonje sentimental u fal, ata arrijne me ba nje mrekulli ma te madhe se krejt bashkia. (Po e zeme se Shkodra e ka nje te tille). Nga asgja pra, ata arrijne me perflake jeten, shpresen, syte e veshet e nje qyteti, sa te duash memec, arrogant e delirant.

 

E prape ato arrijne me shkri profesionet e perfaqesite, limitet e mundsite mes emocionesh, arrijne me pervlu ndasite, distancat dhe vetmite

A s’me thoni mor miq, a nuk gjeni sadopak magji ne gjithe kete !?
Ndaj e di se po shkoj gjate por po ma kande me nda me ju, ate cfare thashe te Dielen aty. Dhe besoj tek kjo gja sepse une jam rrite ne nje familje katolike. E akoma mbas 30 e kusur vitesh i kam ne vesh fjalet e gjysherve – Kur te luteni, lutuni bashke se ka ma shume force 🙂

Kshu ashte per mu arti, poezia. Nese bashke, ajo kthehet ne force te aresyes, ne pushtet te lirise, ne besim
Ja pra pse per mua, ky takim i radhes mes vargjesh e tingujsh ne nje kopesht aq te ndritun, nen cardaket e Pashko Vases, nuk mund te ishte thjeshte nje koincidence apo skene e radhes, por tashma, pas disa vitesh rrugtim, mund e dedikim, ma fort ajo ashte vete pergjigja e vokacionit te krejt besimtareve te poezise. Nje thirrje e brendshme nga themelet e shpirtit: Me e dashte Shkodren

 

E po ju them pastertisht qe mes gjithe atyne miqve, ai ma i vjetri, ai i fminise sime, sapo mbaroi aktiviteti erdhi me shtrengoi doren, me perqafoi e me tha – Me kishte marre malli me te pa mor burre. E pastaj u largu pa shiju deri ne fund te bukuren e asaj feste. Dhe a e dini pse ?

Sepse i kishte lane fmijet vetem qe te mos mungonte ne kete aktivitet.

 

E kjo gja, ma besoni, kriste traret e lashte te catise. Kjo ashte Shkodra qe duam dhe kjo ashte rinia qe do triumfoje e mbase, edhe te na fale
E per te qeshe pak mbase poezia si Fe nuk merr shume like 🙂 Ndaj mendova planin B. Propozova te bahej parti.

Psh – Partia e poezise. E madje qe te marrim elektoratin gri, voten femnore, ta bajme – Partia e syve te tu 🙂

 

E per ta mbylle e pertej shakase… prane ktyne figurave te medha te akademise, artit dhe njerezise qe kane gdhendur kete album dhe tjeret para rendes… na mundena tashma realisht me e preke, me u binde qe jeta nuk ashte vetem kenete, lufte, tradheti, varfni e kronika pa cirke drite.

 

Por mbi gjithcka, mundena tashma me besu, qe jeta ashte edhe, poezi… megjithse e pabotume 🙂