pikture

Mbresa nga ekspozita e parë e pikturës së një shqiptari në Worcester

download-3Worcester, Massachusetts. Një 29 vjecar shqiptar hapi ekspozitën e parë vetjake me piktura. Kjo ekspozitë nuk është vetëm e para e tij por edhe e para e këtij lloji nga një shqiptar në këtë qytet që ka një komunitet të madh shqiptar.
Jemi mësuar të dëgjojmë për histori suksesi të shqiptarve të diasporës në fusha të ndryshme por në mënyrë të veçantë në biznes, e kur shikon një shqiptar që hap një ekspozitë pikture menjëherë kënaqësia është e dyfishtë.
I riu shqiptar quhet Oliger Merko dhe vjen nga qyteti i Pogradecit. Continue reading “Mbresa nga ekspozita e parë e pikturës së një shqiptari në Worcester”

pikture

11-vjeçari autik, ekspozitë pikture në Pogradec

 POGRADEC, 30 Janar/ATSH/.- Një ekspozitë e veçantë u hap në Muzeun e Pogradecit, si formë sensibilizimi me personat e prekur nga autizmi.

download-2Sirini, një djalosh 11 vjeçar autik, shpalosi talentin e tij duke hapur një ekspozitë pikturash, në ambientet e muzeut me mbështetjen e plotë të Bashkisë Pogradec. Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me shkollën 9-vjecare “Koli Gusho” mbështeti organizimin e kësaj ekspozite si një mesazh sensibilizues për autizmin. Duke shprehur kënaqësinë për organizimin e ekspozitës, Bashkia Pogradec garantoi se do të jetë gjithmonë e gatshme për të mbështetur nisma dhe bashkëpunime të tjera në vijim./m.m/