muzike

Shkelzen Doli koncert recital në TOB

shkelzen-doli-ne-nje-koncert-recital-me-date-4-qershor-ne-teatrin-e-operas-e-baletitSapo ka mbërritur në Tiranë, violinisti i njohur Shkelzen Doli i cili ka nisur provat me orkestrën e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ëndrra e tij, siç thotë ai vete, po bëhet tashmë realitet. Perla të muzikës popullore shqiptare vijnë të përpunuara për violinë dhe orkestër nga drejtori artistik i Ansamblit Gerti Druga, për t’u interpretuar në një koncert premierë nga virtuozi Shkelzen Doli.

Shkelzen Doli do të sjellë për publikun shqiptar tingujt e muzikës sonë popullore, ndërkohë që ai është një instrumentist i veprave klasike, anëtar i Filarmonisë së Vjenës që prej viti 2009. Recitali i violinistit Doli do të jetë mbrëmjen e datës 4 qershor në Teatrin e Operas e Baletit.

Advertisements
muzike

Shkodër, 6 Janar Qershor

auto_mirush-kabashi-655x3561466268996

Paqja në botë është akoma një utopi e madhe, por shpresën  për një të ardhme më të mirë mund ta gjejmë

në gjeneratat e reja dhe në muzikën që nuk ka barriera, kalon edhe mbi

diferencat racial dhe kulturore”, – këto janë fjalët e violinistit Rrok Jakaj,

i cili u nda nga jeta disa vite më parë, emrin e të cilit e mban shoqata në

qytetin e Shkodrës dhe për nder të të cilit organizohet Shkodra Jazz Festival,

tashmë në edicionin e tij të gjashtë.

Shkodra Jazz Festival e merr nismën nga

“Shoqata Kulturore Rrok Jakaj”.

Organizatore e festivalit  është “Optional Music International”,

udhëheqës dhe drejtor artistik Florian Jakaj dhe si koordinatorë kanë

kontribuar Ardian Dodani e Arjan Stajka.

Festivali i cili do të  zhvillohet më 11 dhe 12 qershor në qytetin e

Shkodrës, i kushtohet violinistit të shquar Rrok Jakaj, i ndarë para kohe nga

ne, i cili ishte dhe iniciatori.

Marrin pjesë muzikantët: Isaac Turienzo, një

nga muzikantët më të rëndësishëm spanjollë të muzikës jazz që nga vitet ’90 dhe

që e ka prezantuar Spanjën në shumë festival

të rëndësishme të jazz-it  në

botë.

Të tjerë pjesëmarrës do të jenë  : Jorge Pardo, The Ockus Rockus Bande, Ein

Orge(S) Duo, me Orges Toçen (vokal&kitarë) dhe Hanibal Scheutz (kontrabass)

Shoqata ka si objektiv ringjalljen e

sentimentit të lirisë kulturore të qytetit të lindjes së Rrokut, në një qytet

me tradita të lashta muzikore dhe artistike, t’i kthejë Shkodrës “kolonën

zanore” dhe të bëjë këtë të fundit ambasadoren e imazhit të këtij qyteti me

shpirt krijues.