artet skenike

“Tri mendje në ankand”, në skenën e Vlorës

115f3fa1-cb25-44b5-87f9-93e69b06f3a2-0

Teatri i Metropolit këtë sezon artistik ka në vëmendje të tij dramaturgjinë shqiptare. Ashtu si dhe një vit më parë, edhe këtë sezon artistik, dramaturgjia shqipe ka gjetur jo pak vëmendje në këtë teatër. Pas suksesit me komedinë “14 vjeç dhëndër” regjisorja Elma Doresi këtë sezon artistik ka nisur punën për një tjetër vepër që i takon autorëve shqiptarë. Drama satirë  “Tri mendje në ankand” e autorit të njohur Ferdinand Hysi do të jetë premiera e radhës në skenën teatrore të Metropolit. Continue reading ““Tri mendje në ankand”, në skenën e Vlorës”

artet skenike

Drama shqiptare “Made in Albania” mirëpritet nga artdashësit kryeqytetas

download-4Drama shqiptare “Made in Albania” e dramaturgut Stefan Çapaliku, vënë në skenë nga regjisori Altin Basha, u shfaq premierë mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.

Drama, e cila u mirëprit nga artdashësit kryeqytetas, i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vertetës, thelbësores, të “padukshmes”, “underground”-it shqiptar. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilën punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rroba me etiketat “Made in Albania”. Continue reading “Drama shqiptare “Made in Albania” mirëpritet nga artdashësit kryeqytetas”