artet skenike

“Tri mendje në ankand”, në skenën e Vlorës

115f3fa1-cb25-44b5-87f9-93e69b06f3a2-0

Teatri i Metropolit këtë sezon artistik ka në vëmendje të tij dramaturgjinë shqiptare. Ashtu si dhe një vit më parë, edhe këtë sezon artistik, dramaturgjia shqipe ka gjetur jo pak vëmendje në këtë teatër. Pas suksesit me komedinë “14 vjeç dhëndër” regjisorja Elma Doresi këtë sezon artistik ka nisur punën për një tjetër vepër që i takon autorëve shqiptarë. Drama satirë  “Tri mendje në ankand” e autorit të njohur Ferdinand Hysi do të jetë premiera e radhës në skenën teatrore të Metropolit. Continue reading ““Tri mendje në ankand”, në skenën e Vlorës”

artet skenike

Drama shqiptare “Made in Albania” mirëpritet nga artdashësit kryeqytetas

download-4Drama shqiptare “Made in Albania” e dramaturgut Stefan Çapaliku, vënë në skenë nga regjisori Altin Basha, u shfaq premierë mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.

Drama, e cila u mirëprit nga artdashësit kryeqytetas, i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vertetës, thelbësores, të “padukshmes”, “underground”-it shqiptar. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilën punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rroba me etiketat “Made in Albania”. Continue reading “Drama shqiptare “Made in Albania” mirëpritet nga artdashësit kryeqytetas”

skulpture

Skulptori shqiptar vendos “Nënë Terezën” në Gjermani

auto_busti_nene_tereza_19-06-20151434783938Personaliteti dhe karakteri i Nënë Terezës është kthyer në një tjetër vepër arti. Busti  reflekton mbi humanitetin dhe dashurinë e saj për njerëzit. Mal Myrtaj, skulptor, thotë se pasi jeton në Gjermani ka menduar sesi do të mundë të punonte skulpturë të ndonjë personaliteti shqiptar, që do të pranohet nga pala gjermane dhe nga ajo shqiptare. Ai tregon për “Zërin” se ka menduar të punojë edhe Skënderbeun e personalitete të tjera, por është vendosur për bustin e Nënë Terezës. “Këtu duhet të kalohen disa lloje të provimeve se për cilin personalitet është fjala”, ka thënë Myrtaj. Ai tregon se për herë të parë ka dëgjuar nga shoqata “Rinia”, në Gjermani,  ka iniciuar vendosjen e bustit të Nënë Terezës në Singen. “Atëherë, unë e kam punuar me gjithë dëshirë dhe e kam ditur që do të ketë sukses edhe Shoqata si shoqatë, edhe unë si krijues, sepse pala gjermane nuk do e kundërshtojë këtë punë”, ka thënë skulptori, duke treguar se pala gjermane e ka mirëpritur idenë.

 

auto_busti_nene_tereza_19-06-20151434783938

muzike

Shkelzen Doli koncert recital në TOB

shkelzen-doli-ne-nje-koncert-recital-me-date-4-qershor-ne-teatrin-e-operas-e-baletitSapo ka mbërritur në Tiranë, violinisti i njohur Shkelzen Doli i cili ka nisur provat me orkestrën e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ëndrra e tij, siç thotë ai vete, po bëhet tashmë realitet. Perla të muzikës popullore shqiptare vijnë të përpunuara për violinë dhe orkestër nga drejtori artistik i Ansamblit Gerti Druga, për t’u interpretuar në një koncert premierë nga virtuozi Shkelzen Doli.

Shkelzen Doli do të sjellë për publikun shqiptar tingujt e muzikës sonë popullore, ndërkohë që ai është një instrumentist i veprave klasike, anëtar i Filarmonisë së Vjenës që prej viti 2009. Recitali i violinistit Doli do të jetë mbrëmjen e datës 4 qershor në Teatrin e Operas e Baletit.

muzike

Shkodër, 6 Janar Qershor

auto_mirush-kabashi-655x3561466268996

Paqja në botë është akoma një utopi e madhe, por shpresën  për një të ardhme më të mirë mund ta gjejmë

në gjeneratat e reja dhe në muzikën që nuk ka barriera, kalon edhe mbi

diferencat racial dhe kulturore”, – këto janë fjalët e violinistit Rrok Jakaj,

i cili u nda nga jeta disa vite më parë, emrin e të cilit e mban shoqata në

qytetin e Shkodrës dhe për nder të të cilit organizohet Shkodra Jazz Festival,

tashmë në edicionin e tij të gjashtë.

Shkodra Jazz Festival e merr nismën nga

“Shoqata Kulturore Rrok Jakaj”.

Organizatore e festivalit  është “Optional Music International”,

udhëheqës dhe drejtor artistik Florian Jakaj dhe si koordinatorë kanë

kontribuar Ardian Dodani e Arjan Stajka.

Festivali i cili do të  zhvillohet më 11 dhe 12 qershor në qytetin e

Shkodrës, i kushtohet violinistit të shquar Rrok Jakaj, i ndarë para kohe nga

ne, i cili ishte dhe iniciatori.

Marrin pjesë muzikantët: Isaac Turienzo, një

nga muzikantët më të rëndësishëm spanjollë të muzikës jazz që nga vitet ’90 dhe

që e ka prezantuar Spanjën në shumë festival

të rëndësishme të jazz-it  në

botë.

Të tjerë pjesëmarrës do të jenë  : Jorge Pardo, The Ockus Rockus Bande, Ein

Orge(S) Duo, me Orges Toçen (vokal&kitarë) dhe Hanibal Scheutz (kontrabass)

Shoqata ka si objektiv ringjalljen e

sentimentit të lirisë kulturore të qytetit të lindjes së Rrokut, në një qytet

me tradita të lashta muzikore dhe artistike, t’i kthejë Shkodrës “kolonën

zanore” dhe të bëjë këtë të fundit ambasadoren e imazhit të këtij qyteti me

shpirt krijues.

pikture

Mbresa nga ekspozita e parë e pikturës së një shqiptari në Worcester

download-3Worcester, Massachusetts. Një 29 vjecar shqiptar hapi ekspozitën e parë vetjake me piktura. Kjo ekspozitë nuk është vetëm e para e tij por edhe e para e këtij lloji nga një shqiptar në këtë qytet që ka një komunitet të madh shqiptar.
Jemi mësuar të dëgjojmë për histori suksesi të shqiptarve të diasporës në fusha të ndryshme por në mënyrë të veçantë në biznes, e kur shikon një shqiptar që hap një ekspozitë pikture menjëherë kënaqësia është e dyfishtë.
I riu shqiptar quhet Oliger Merko dhe vjen nga qyteti i Pogradecit. Continue reading “Mbresa nga ekspozita e parë e pikturës së një shqiptari në Worcester”

pikture

11-vjeçari autik, ekspozitë pikture në Pogradec

 POGRADEC, 30 Janar/ATSH/.- Një ekspozitë e veçantë u hap në Muzeun e Pogradecit, si formë sensibilizimi me personat e prekur nga autizmi.

download-2Sirini, një djalosh 11 vjeçar autik, shpalosi talentin e tij duke hapur një ekspozitë pikturash, në ambientet e muzeut me mbështetjen e plotë të Bashkisë Pogradec. Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me shkollën 9-vjecare “Koli Gusho” mbështeti organizimin e kësaj ekspozite si një mesazh sensibilizues për autizmin. Duke shprehur kënaqësinë për organizimin e ekspozitës, Bashkia Pogradec garantoi se do të jetë gjithmonë e gatshme për të mbështetur nisma dhe bashkëpunime të tjera në vijim./m.m/