About

Hije Yjesh…
Është një kafe virtuale artdashësish, e shtruar plot mirënjohje, kolosëve të Artit të kohrave.
Si, hijet lindin yjet, e bukura jeton edhe në Shqipëri.

Ky grup do të mbetet i mbyllur por i lirë, ndaj jeni të lutur të ftoni, me kënaqësi, vetëm miq me dritare në kokë.
Në mos Artistë, mundësisht artdashës.
Faleminderit!

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *
Të dashur Miq, Artista e Artdashës…
Jemi të vetëdijshëm mbi skepticizmin që mund të egzistojë tashmë në FB, për egzistencën e një sofre virtuale që ta vlejë lehtë kohën e qetësinë tonë.
E pikerisht kjo është sfida të cilën Hije Yjesh do përpiqet ta fitojë falë vullnetit dhe dëshirës tuaj për të bukurën. Mendojmë që madhështia e Artit qëndron tek protagonizmi dhe jo tek indiferenca…, e bashkarisht , do ta demonstrojmë këtë.

Hije Yjesh aspiron që të jetë një urë modeste mes kaheve Artistikë të horizontit shqiptar.
Ju mirëpresim të dashur Artistë të na merrni për dore me postimet e veprave dhe me reflektimet tuaja.

Të dashur miq të faqes. Hije Yjesh dëshiron mbi të gjitha, që në këtë dritare të ftohen krijues e Artdashës nga të gjithë Shqipfolësit. Ndaj, bahkangjitur me këtë ambicje tonën të përbashkët, jeni të ftuar tu sugjeroni këtë platformë Vetëm miqve tuaj, të cilët realizimin e këtij misioni e shohin përmes pjesëmarrjes, pjesëdhanjes, dhe triumfit të së bukurës kundrejt arësyeve për të reaguar individualisht ndër profilet personale.

Lutemi, brenda mundësive tuaja e në pamundësinë tonë për ti njohur të gjithë, bëni një prezantim të shkurtër të veprave të Artistëve që ftoni.
Kujtoni, nuk është kurrë sasia, ajo që bën diferencën mes hijeve dhe yjeve, porse cilesia e tyre.

Mirënjohje pafund për mesazhin, për mbështetjen që do ti jepni Artit shqiptar në përgjithësi, e Hije Yjesh në vecanti!

Hije Yjesh – Stafi

Advertisements