pikture

Mbresa nga ekspozita e parë e pikturës së një shqiptari në Worcester

download-3Worcester, Massachusetts. Një 29 vjecar shqiptar hapi ekspozitën e parë vetjake me piktura. Kjo ekspozitë nuk është vetëm e para e tij por edhe e para e këtij lloji nga një shqiptar në këtë qytet që ka një komunitet të madh shqiptar.
Jemi mësuar të dëgjojmë për histori suksesi të shqiptarve të diasporës në fusha të ndryshme por në mënyrë të veçantë në biznes, e kur shikon një shqiptar që hap një ekspozitë pikture menjëherë kënaqësia është e dyfishtë.
I riu shqiptar quhet Oliger Merko dhe vjen nga qyteti i Pogradecit. Në këtë qytet ai ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka emigruar bashkë me familjen në Amerikë për një jetë më të mirë dhe me më shumë mundësi. Ka studiuar për violinçelo dhe e ka pasur shumë për zemër muzikën, por thirrja e lartë apo pasioni i vërtetë i tij është piktura.
Punimet e tij janë në vaj dhe pastel, ku spikasin portretet, pejsazhet, natyrat e qeta. Në punimet e tij dallohen portrete miqsh, njerëz të familjes dhe pejsazhe të natyrës nga vendlindja e tij. Ka mbi 70 piktura ku bie në sy gjyshja, e ema, vetja e tij, shtëpia e fëmijërisë në Pogradec, liqeni, festa e rrushit një karakteristikë e Pogradecit.
Punimet e tij janë shumë të këndshme dhe të japin një afrimitet të madh. Në çdo pikturë ka emocion dhe një histori. Puna e Oligerit është si një ngjarje në vazhdim apo një roman që çdo pikturë tregon një kapitull. Shumë lehtë dallohet influenca e liqenit të Pogradecit në piktorin e ri, ku disa nga punimet e tij janë në breg liqeni.
Në vitin 2010 ka marrë cmimin e parë në konkursin e Universitetit të Detroitit me pikturën e tij “Evening Bathers”
Oligeri vjen nga një familje artistësh. E gjithë familja është marrë me muzikë dhe në mënyrë të vecantë i ati, Dani. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe ka qenë udhëheqës dhe pjesëmarrës në shumë aktivitete kulturore gjë që ka influencuar shpirtin artistik tek i biri.
Komuniteti Shqiptar në Massachusetts është më i vjetër se edhe vetë shteti shqiptar dhe është një ndër bashkësitë e përparuara shqiptare në fushat e ndryshme të jetës, por me këtë ekspozitë piktori Oliger Merko hap një rrugë për artistët dhe të apasionuarit pas artit dhe pikturës. Ai guxon dhe provon që një komunitet ka arritur në një shkallë më të zhvilluar kur anëtarët e tij merren me art. Hap një rrugë tjetër për adoleshentët e komunitetit që janë të talentuar dhe ëndërrojnë artin. Me këtë ekspozitë që e ka titulluar “Rruga e Jetës” Ai hap një dritë jeshile për brezat e rinj në fushën e artit për komunitetin shqiptar në Worcester dhe Massachusetts.
Ekspozita qendroi e hapur për dy javë, me një mbrëmje gala në datën 28 dhjetor ku morën pjesë anëtarë të komunitetit shqiptar, të pushtetit lokal dhe artistë të qytetit. Pikturat e tij janë joshëse, të këndshme dhe ngacmuese. Ngjyrat janë të bollshme dhe të dashura.
Duke shpresuar që rruga e jetës së tij të jetë e gjatë dhe me plot piktura të këndshme dhe të suksesshme i urojmë piktorit të ri një rrugë të mbarë në punën e tij të bukur të pikturës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s