fotografi

FOTOGRAFI – KONKURS. Shkoder

konkurs2-550x413

Çmimi i poezisë fotografike !?

Sa fantastike 🙂 Ça s’po ndijmë sot, por nuk do dorëzohemi 🙂

Si një ndër tre aktorët e jurisë së thirrun në këtë kauzë, që tej shakasë, e gjeta shumë fisnike, qytetare dhe progresiste, do e ndaj në 3 pjesë diskurin tim. Por para se ta bëj këtë jam i detyruar të paraqes formulimin tim mbi artin fin, kritere të së cilit nuk i shpëton dot as arti i fotografisë.

 

“Cdo krijim artistik, që të jetë unik duhet njëkohësisht të plotësojë tre kushte

 

– Pakrahasueshmërinë

– Papërsëritshmërinë

– Paparashikueshmërinë

 

Çdo tjetër trajtë ekspresioni artistik, ashtë e destinuar të jesë vetëm përbrenda rrethit të autorit ”

………………………………………………………….

Tema e konkursit – Reflektojmë natyrën

 

Pjesa 1 – Kritikë e përgjithshme mbi 484 fotot në konkurim
Së pari dua të përfitoj nga rasti ta shtjelloj shkurt termin “kritikë”

Kritika mbetet forma e vetme dhe ma e larta e konsideratës së një vepre. Dhe ka shumë arësye të jetë. Qoftë edhe negative kritika për nga mesazhi, efekti i saj mbetet ma i dobishmi për të kritikuarin aq sa madje, në të shumtën e herëve që është pozitiv, por i padetajuar… mbart n’vetvehte deri damin, helmin ma të randë për të gëzuarin. Na vërejmë rëndom, si na shfaqen sot nën maskën e likeve pa kursim… e ne, rrehemi
Të kuptohet, e aq ma tepër të sundohet kjo knaqësi e importuar nga jashta vehtes, është hapi i parë, bilieta drejt tempujve të krijimit… Mos e harroni pra këtë, ata që ju kritikojnë, mirë ose keq, por me fakte, janë të vetmit që e konsiderojnë e madje edhe e duan punën, apo veprën tuaj. Preferoni pra një kritikë në vend të indiferencës apo lajkave boshe

 

E pikërisht nga sa ma sipër dhe pas një persiatjeje të hollësishme mbi seicilën prej 484 fotove, që për mua sado të ndezura apo të vakëta ishin stacione, ngjarje… arrita të zgjedh nga vlerësimet e mia ato 3 ma t’mirat, të cilat do bahen publike në çastin e programuar nga organizatorët…

Natyrisht, bashklidhur me “pse-të” e përzgjedhjeve të mia 🙂

 

Pikërisht për këto foto me temë – Reflekto Natyrën

 

– Një foto duhet të flasë thotë Bresson, e madje edhe të heshtë kur duhet të heshtë, po shtoj unë si profan i fotografisë:)
E pse jo edhe të fshehë një krim apo ta zbulojë atë. Një foto nuk duhet të përmbajë medoemos njerëz mor njerëz nëse vërtetë ata nuk janë një prezencë perfekte dhe e pazëvendësueshme mes hapësirës dhe kohës, që nuk i heq dot një presje, se fjalë, jo e jo.

 

Ju e mbani mend besoj shkrepjen gjigande të 11 punëtorëve që po hanë bukë në majën e kullës Rockefeller. Pra e dini tashma qe seicili prej tyre ashtë motivi pse ajo shkrepje (thuhet që su mor vesh kurrë kush e bani)… edhe pas 1 shekulli, akoma na thërret në vesh. Here si heshtje, herë si përshpëritje, herë si ulërimë.

A ishin emigrantë ? Të mjerë ? Ëndërrimtarë ? Apo thjeshtë prindër ?

 

Dhe nëse vendosim me ndodhë pra, objekti njeri duhet të jetë takim me përjetësisë e jo me konkursin, reklamën, propagandën e shpërblimet relative. E pse jo, vetëm nëse i thirrur nga ajo, natyra pra, meditues bashkë me të si dy dromca që kërkohen… e asesi shtojca vulgare ndaj një kuptimi që përmban durimin, fuqinë dhe inteligjencën supreme të krijimit.
Madje, për të qeshur pak, e dini çfarë më përsërit shpesh im vëlla, Franci 🙂 Pavel, më thotë, uji përmban memorjen e krejt ekzistencës 🙂

 

E kush eshtë njeriu pra që të pozojë me natyrën !? A nuk jemi ne që e dhunojmë sistematikisht atë qoftë me indiferencën tonë ?

Ndaj këtu, duhet bërë tepër kujdes, për herë të tjera… Nganjëherë, egoja jonë e vogël, ashtë kurthi i jonë i madh

 

Por kam parë edhe shkrepje befasuese të cilat…

Ato veçse me emocione, më kanë mbushë edhe me shpresë se arti pulson ende ndër dejet e ksaj Shqiptarie t’kputme, edhe pse e imja

 

Kam pa, realizmin socialist dhe komunizmin demokratik, dhe nje tren qe s’ka kah me kalu… Kisha, Xhamia, antena, minifunde, pemë të prera
Kam parë kafshë që dëgjojnë, që meditojnë, që gjykojnë, që falin. Degë që kërcasin, Lumenj që rrëmbehen, rika që ruajnë, sikur…

 

Perëndime që lundrojnë. T’vërteta që vrasin. Mirazhe t’ndezun Vajza që gërshetin lidhin. Djem që dashurohen. Shpend që vallzojnë, këndojnë në dasmën e hanës, ku askush nuk mungon, vec…

 

Teksa, atje tej, si n’pafajsi, dikush ndreq varka

……………………………………………………………

 

Pjesa 2 – Citate të kolosëve të fotografisë
– Të bësh një fotografi do të thotë të drejtosh kokën, syrin dhe zemrën. Eshtë një mënyrë të jetuarit * Henri Cartier-Bresson

 

– Fotografitë munden me arritë përjetësinë përmes një çastit * Henri Cartier-Bresson

 

– Nëse një fotografi nuk ashtë e mirë do të thotë që nuk ishe sa duhet afër * Robert Capa

 

– Të lutem mos mi hiq rudhat, kam dhanë 50 vite për ti pasur * Anna Magnani (duke ju turrur fotografit )
– Mund të njihet thjeshtë një fotograf profesionist në mes një turme turistësh, është ai që e fsheh aparatin fotografik * Roland Topor
– Fotograf, lind * Oreste Del Buono

 

Çmimi i poezisë fotografike !? 🙂 Ja të pyesim Marion 🙂

 

– Fotografia ashtë një dicka e thjeshtë. Me kushtin që të ketë diçka për të thanë * Mario Giacomelli

……………………………………………….

 

Pjesa 3 – Falenderime

 

– Falenderoj një për një të gjithë pjesmarrësit dhe uroj me zemër seicilit, shumë, shumë suksese në rrugën e vështirë të artit

– Falenderoj të gjithë artdashësit e fotografisë, sidomos ata që do emocionohen në albumin bashkangjitur

– Falenderoj EkoMendje për besimin e vazhdueshëm

– Falenderoj ata që më lexuan deri këtu

 

pjaver kroni

 

https://www.facebook.com/pg/EKOMendje/photos/?tab=album&album_id=1356467664377162

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

opsionin Header per te rregulluar koken e faqes,po dhe te tjera. Tani suksese, kaq te detajuara nuk i gjeni askund, ja u kam dhene llokum…per 1 ore e beni.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s