artet skenike

Drama shqiptare “Made in Albania” mirëpritet nga artdashësit kryeqytetas

download-4Drama shqiptare “Made in Albania” e dramaturgut Stefan Çapaliku, vënë në skenë nga regjisori Altin Basha, u shfaq premierë mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.

Drama, e cila u mirëprit nga artdashësit kryeqytetas, i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vertetës, thelbësores, të “padukshmes”, “underground”-it shqiptar. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilën punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rroba me etiketat “Made in Albania”.

Në dramën “Made in Albania” në rolet kryesore interpretojnë aktorët e njohur Luftar Paja dhe Zyliha Miloti, si dhe aktorët Shegushe Bebeti, Albana Kocaj, Eglantina Ceno, Loredana Gjeçi, Era Çaushi, Arjeta Dhima, Sara Smaja, Linda Jarani, Algiona Aga, Aleksander Seitaj, Florian Agalliu, koreografia nga Gjergj Prevazi, skena dhe kostumet nga Iliriana Loxha Basha, muzika Endri Sina, asistent regjisor, Rezart Barioti.

“Made in Albania” është drama më e re e Stefan Çapalikut dhe pjesa e tretë e veprës “Triologia Albanica”, (ku bëjnë pjesë edhe monodrama “I’m from Albania dhe drama “Allegretto Albania”).

Regjisor dhe producent ekzekutiv i këtij projekti është Altin Basha, i njohur tashmë si regjisor i një teatri të ri. Altin Basha, në bashkëpunim me autorin ka pasur një sukses ndërkombëtar në Festivalin “Drama të Reja nga Europa”, (Neë Plays from Europe) në vitin 2010 në Gjermani, ku fituan cmimin e parë me dramën “Allegretto Albania”. Kjo shfaqje është mbështetur financiarisht nga Bashkia e Tiranës dhe Teatri Kombëtar Eksperimental si dhe nga mjaft organizma të tjerë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s